Studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike takojnë Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe të Plotëfuqishëm të Ukrainës z. Shkurov Volodymyr.

Në petkun e shkencëtarëve të shkencave politike studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike të drejtuar nga lektorja Dr. Mirela Metushaj vazhdojnë ciklin e vizitave studimore, këtë herë, pranë Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri ku në prani të ambasadorit z. Shkurov Volodymyr diskutuan rreth luftës së Rusisë kundrejt Ukrainës, situatës gjeopolitike në rajon, marrëdhëniet bilaterale Shqipëri-Ukrainë, njohjes së Shtetit të Kosovës, etj.
Ky bashkëbisedim ofroj një mundësi unike për studentët që të angazhohen drejtpërdrejt me një diplomat karriere, përfaqësues të një prej kombeve që aktualisht po përballet me luftë. Ambasadori u tregua i gatshëm dhe i hapur për të ndarë perspektivën ukrainase, ai sqaroi pozitat e vendit të tij mbi tema të ndryshme gjithashtu theksoi rëndësinë e dialogut dhe mirëkuptimit si ura që lidhin kombet për të kapërcyer sfidat globale. Takimi u mbyll me nota solidariteti dhe mbështetje për popullin guximplotë ukrainas.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish