Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike takojnë për një leksion të hapur eskpertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ish ministër për punët e jashtme të Shqipërisë z. Ditmir Bushati.

Një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike të udhëhequr nga lektore Dr. Mirela Metushaj pritën për një bashkëbisedim ish ministrin e punëve të jashtme z. Ditmir Bushati për të folur rreth çështjeve të aktualitetit ndërkombëtar; rinisë shqiptare dhe hapat që duhen ndërmarrë për të integruar më mirë të rinjtë në proçeset politike dhe diplomatike të vendit, duke i frymëzuar të qëndrojnë e të kontribuojnë në Shqipëri; prespektiva e Shqipërisë nën dritën e ndryshime të reja në BE; marrëdhëniet me shtetet fqinje si Greqia dhe Italia. Gjithashtu u analizua dhe u hodhën hipoteza mbi skenarët e ndryshëm që mund të reflektohen në arenën ndërkombëtare pas zgjedhjeve amerikane.

Takimi u përmbyll me dëshirën për tu ritakuar dhe diskutuar rreth diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare!

This will close in 0 seconds

en_USEnglish