Program 2-vjeçar

SPECIALIST PAJISJESH ELEKTRONIKE

Program Description

Programi profesional dy-vjeçar për “Specialist Pajisjesh Elektronike” është pjesë e studimeve të larta profesionale në strukturën akademike të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, i cili merr përsipër të ofrojë studime të thelluara profesionale në disiplinat e elektronikës. Ky program u ofron  studentëve trajnim të plotë teknik në fushën e elektronikës. I siguron njohuri për sfida të ndryshme praktike në profesionin e tyre dhe i  aftëson për të kontribuar në risitë e ardhshme teknologjike në fushën e elektronikës.

Join our students and become part of the active academic life, international student exchange experiences, and connections with the job market during your years of study.
Choose UAMD to have access to all the opportunities and facilities offered to students.

Program purpose

Zhvillimi i Teknologjisë dhe përdorimi në masë i pajisjeve elektronike kërkon teknikë të pajisjeve elektronike çdo ditë e më shumë. Servise të ndryshme kompjuteri dhe celulare dhe kompani të vogla kanë mungesë të theksuar specialistësh. “Specialist Pajisjesh Elektronike” është një program studimi që synon:

  1. Të ofrojë një trajnim të plotë teknik në fushën e elektronikës
  2. Të sigurojë që njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë program, të kualifikojnë studentët për sfida të ndryshme praktike në profesionin e tyre dhe t`i aftësojnë ata për të kontribuar në risitë e ardhshme teknologjike në fushën e elektronikës.
  3. Të aftësojë studentët në ndërtimin, kontrollin, implementimin, dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike të përdorura në sektorin publik dhe privat.
  4. Të kombinojë njohuritë teorike dhe praktike të fushës së elektronikës për të realizuar detyra të ndryshme.

Where can you get a job after completing your studies?

Tregu përthithës i specialistëve të pajisjeve elektronike ofron mundësi punësimi në kompani të vogla riparimi pajisjesh elektronike, në servis celularësh dhe kompjuteresh, fotokopjesh etj.  Përgjegjësitë e teknikut të elektronikës përfshijnë diagnostikimin dhe riparimin e elektronikës, leximin e manualeve dhe instalimin e pajisjeve të reja, kryerjen e servisit dhe inspektimeve rutinë, ndihmën në trajnime, rekrutime dhe azhurnime elektronike dhe raportimin tek mbikëqyrësi.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish