Shërbimet që ofrohen nga UAMD

Shërbimet që ofrohen nga "UAMD"

Informacioni që bëhet publik pa kërkesë është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) vë në dispozicion të publikut, në faqen zyrtare të internetit www.uamd.edu.al dhe në mjediset e pritjes së qytetarëve, të gjitha informacionet e nevojshme për publikun, në përputhje me parimet e hapjes, transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Shërbime Informative

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) është një institucion publik i arsimit të lartë, i cili ushtron veprimtarinë e tij akademike, kërkimore dhe institucionale në bazë të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

UAMD krijon të ardhura të ligjshme nga veprimtaritë kërkimore-shkencore, nga të drejtat e pronësisë intelektuale, si dhe nga shërbimet për ofrimin e të cilave i është dhënë e drejta me akte ligjore, akte nënligjore në fuqi and akte të brendshme institucionale.

Bordi i Administrimit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës miraton tarifat për shërbimet e ofruara nga universiteti, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat institucionale të menaxhimit financiar.

2022-2023

Instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) ofron mundësi të gjera mobiliteti për studentët, stafin akademik dhe administrativ përmes programeve evropiane dhe marrëveshjeve bilaterale. Këto iniciativa synojnë rritjen e cilësisë së arsimit, ndërkombëtarizimin e kurrikulave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë në mbarë Evropën.

Instrumentet kryesore të shkëmbimit

Erasmus+

Programi Erasmus+ përbën instrumentin kryesor të mobilitetit ndërkombëtar në UAMD. Mobiliteti realizohet mbi bazën e marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara me universitete partnere në vendet e Bashkimit Europian dhe më gjerë.

 Ai mundëson:

  1. Shkëmbime afatshkurtra dhe afatmesme për studentë (studime dhe praktika profesionale);
  2. Mobilitet për staf akademik he administrative (mësimdhënie dhe trajnim);
  3. Njohje akademike të krediteve (ECTS);
  4. Mbështetje financiare për kostot e udhëtimit dhe qëndrimit.

CEEPUS

CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies) është një program rajonal që mbështet:

  1. Shkëmbime studentore brenda rrjeteve akademike tematike;
  2. Mobilitet të stafit akademik për ligjërata dhe kërkim shkencor;
  3. Bashkëpunim të strukturuar ndërmjet universiteteve të Europës Qendrore dhe Juglindore.

Ky instrument është veçanërisht i përshtatshëm për mobilitete kërkimore dhe zhvillim akademik të avancuar.

Marrëveshje bilaterale

Përveç programeve të financuara nga BE, UAMD ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh bilaterale me universitete partnere ndërkombëtare, të cilat mundësojnë:

  1. Shkëmbime studentësh;
  2. Mobilitet të stafit akademik për mësimdhënie, kërkim dhe aktivitete të përbashkëta;
  3. Zhvillim të programeve të përbashkëta, shkolla verore dhe bashkëpunime kërkimore;

Kushtet e mobilitetit përcaktohen rast pas rasti, në përputhje me marrëveshjen përkatëse.

Programe të tjera ndërkombëtare dhe rajonale mobilitete të lidhura me projekte (CBHE, IPA, Horizon Europe, etj.)

Në varësi të thirrjeve të hapura dhe projekteve aktive, UAMD merr pjesë edhe në:

  1. Projekte të financuara nga BE për ndërtimin e kapaciteteve (CBHE) apo tjetër;
  2. Shkëmbime të lidhura me projekte kërkimore dhe inovacioni.

Kush mund të përfitojë?

  1. Studentë të ciklit Bachelor, Master dhe Doktoraturë;
  2. Staf akademik (pedagogë, kërkues shkencorë);
  3. Staf administrativ i përfshirë në menaxhim universitar dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Përfitimet Kryesore

  1. Përvojë ndërkombëtare akademike dhe kulturore;
  2. Njohje e krediteve dhe përmirësim i CV-së;
  3. Rritje e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor;
  4. Forcim i partneriteteve strategjike të UAMD.

Informacion dhe Aplikim

Thirrjet për mobilitet publikohen rregullisht në faqen zyrtare të UAMD dhe në kanalet zyrtare të Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kandidatët e interesuar inkurajohen të konsultojnë kushtet specifike të çdo programi dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.

Instrumentet e financimit të studentëve, procedurat përkatëse dhe kriteret

Informacion mbi programet e hapura dhe ato të akredituara të studimeve

Kriteret e pranimit të kandidatëve në programet e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve

2025-2026

[SHKARKO]

2024-2025

2023-2024

2022-2023

en_USEnglish