Sh.T. Z. Tayyar Kağan Atay, Ambasador i Turqisë në vendin tonë mbajti një leksion të hapur në ambientet e UAMD në prani të Rektorit Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, stafit akademik dhe studentëve.
Në fjalën hapëse Rektori Fortuzi vlerësoi punën e Ambasadorit Atay, përgatitjen e tij akademike dhe profesionale në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ekonominë diplomatike, si edhe e falënderoi Shkëlqesinë e Tij për ndihmën e madhe që Turqia i dha Durrësit menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar të 2019-ës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në shumë sektorë të jetës dhe zhvillimit në vendin tonë gjatë tre dekadave të fundit.
Ambasadori Atay zhvilloi një leksion të hapur tejet shterues mbi Diplomacinë Ekonomike dhe Rolin e Saj në Marrëdhëniet Dypalëshe.
![](https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-13-at-19.11.00_4a328d55-1024x682.jpg)
![](https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-13-at-19.11.00_0303b82f-1024x682.jpg)
![](https://uamd.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-13-at-19.10.59_a567667e-1024x682.jpg)