Sfida Sportive: Student vs Staff!

një ditë plot energji, bashkëpunim dhe sportivitet!

Sfida Sportive: Student vs Staff!

Në kuadër të aktiviteteve festive për 20-vjetorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua me sukses Sfida Sportive: Studentë vs Staff, një aktivitet që solli së bashku energjinë rinore dhe eksperiencën akademike në fushën e sportit.

Nën moton #20VJETUAMD, studentë dhe anëtarë të stafit akademik e administrativ u përballën në një ndeshje miqësore, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe motivuese, ku fitorja më e madhe ishte shpirti i skuadrës dhe komuniteti universitar.

Kjo sfidë sportive u zhvillua në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për 20 Vjetorin e UAMD, duke forcuar edhe më tej lidhjet ndërmjet studentëve dhe stafit si pjesë e një universiteti gjithëpërfshirës dhe aktiv.

en_USEnglish