
Sot, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, mirëpriti në një vizitë zyrtare përfaqësues nga Universiteti Politeknik i Anconës dhe Spitali Universitar i Anconës – një nga tre spitalet më të rëndësishme në Itali.
Gjatë takimit, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit për programe të përbashkëta studimi, diploma duale dhe projekte në fushën e shkencave mjekësore, me synim përgatitjen e studentëve sipas standardeve europiane dhe kurrikulave moderne.
Për më tepër, përfaqësuesit e Spitalit Universitar të Anconës garantuan ofrimin e praktikave profesionale për studentët e UAMD – një hap konkret drejt përgatitjes së tyre për tregun ndërkombëtar të punës.