Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti një përfaqësi nga Instituti Politeknik i Bragancës, Portugali (IPB).

Ditën e sotme, Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti një përfaqësi nga Instituti Politeknik i Bragancës, Portugali (IPB). Gjatë pritjes tejet miqësore dhe diskutimeve të frytshme Rektori Fortuzi theksoi bashkëpunimin e suksesshëm dhe marrëdhënien e ngushtë midis UAMD dhe IPB, si partnerë të Aleancës Universitare Evropiane STARS EU, dhe projekteve konkrete midis dy institucioneve tona, e cila do forcohet edhe më shumë me realizimin e Programit të Përbashkët të Studimit në International Business Management, që do kurorëzohet edhe me frekunetimin për një vit të plotë akademik që katër studentë të UAMD-së do kryejnë në IPB.

Delegacioni i IPB, i përbërë nga Nuno Ribeiro, Dekan i Shkollës së Teknologjisë dhe Menaxhimit, Sónia Nogueira, Dekan i Shkollës së Komunikimit, Administratës Publike dhe Turizmit, Paula Odete Fernandes, Koordinator i Njësisë Kërkimore të Menaxhimit të Aplikuar, Nuno Moutinho, Drejtor i programit Bachelor të International Business Management, José Carlos Rufino, Profesor i shkencave kompjuterike, Rute Couto, Profesor në drejtësi, Bernardete Bittencourt, Profesor në Administratën Publike, Filipe Rodrigues, Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Cristina Mesquita, Koordinator i Qendrës Kërkimore Ndërdisiplinore në Arsim dhe Zhvillim, Elisabete Silva, Profesor i gjuhës dhe kulturës angleze, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë midis dy institucioneve tona dhe të pranishmit diskutuan mbi thellimin e projekteve të përbashkëta mbi kërkimin shkencor, shkëmbimin akademik e studentor dhe rrugëtimin e përbashkët multi-disiplinor në lidhje me ndërkombëtarizimin.

UAMD dhe IPB po e forcojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin institucional por edhe atë pedagogjik dhe studentor për të kontribuar së bashku në hapësirën akademike evropiane dhe në zhvillimin rajonal.

en_USEnglish