Promovimi i librit të ri të Znj.Aliona Zeqiri (Sipermarrëse dhe Businesswomen e suksshme) u zhvillua me sukses në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës!
Më 15 Nëntor 2024, salla e konferencave prane ambienteve të Univeristetit “Aleksandër Moisiu” u mbush me studente entuziastë për të ndjekur vizionin dhe përvojën e Znj. Aliona Zeqiri në fushën e Travel Retail dhe menaxhimit të pikave kufitare. U diskutuan sfidat, sukseset dhe eksperienca e saj si një nga liderët më të suksesshëm në Shqipëri.
Falenderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuan në krijimin e një atmosfere të shkëlqyer dhe ndarjes së dijeve. Ky ishte një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kërkojnë të kuptojnë më shumë rreth inovacioneve në sektorin e menaxhimit të tregtimit kufitar.