PROJEKTI IDEA ME TITULL “EDUKIMI TERCIAR GJITHëPëRFSHIRëS Në BALLKANIN PERëNDIMOR (Inclusive Tertiary Education in the Western Balkan)

Një grup përfaqësuesish nga Universiteti Aleksander Moisiu (UAMD) marrin pjesë në mbylljen e setit të trajnimeve në kuadër të projektit IDEA me titull “Edukimi Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” (Inclusive Tertiary Education in the Western Balkan), ku UAMD është partner, gjatë datave 4-6 dhjetor.

Ky takim u organizua nga Kolegji Internacional Universum, Prishtinë dhe u zhvillua nga Universiteti Masaryk (Masayk University, Brno), edhe nga Universiteti Nacional dhe Kapodistrian i Athinës “National and Kapodistrian University of Athens”.

Trajnimi u fokusua në mbështetjen e studentëve me nevoja psikologjike, autizëm dhe çrregullime specifike të të nxënit. Gjithashtu trajnimi konsistoi edhe në mbështetja e studentëve me dëmtime të të parit, dëgjimit dhe lëvizjeve motorike.

Ky bashkëpunim, vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së UAMD në iniciativat e përbashkëta kërkimore- shkencore në kuadër të programeve Erasmus+CBHE.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish