Në vijim të zhvillimit të projektit Erasmus+ PELMOB , mbi “ Promovimin dhe Popullarizimin e Lëvizshmërisë Elektrike nëpërmjet transformimit dhe modernizimit “, gjatë datave 5-7 Dhjetor, në Universitetin Óbuda në Budapest , Hungari u zhvillua takimi i radhës i partnerëve , ku UAMD është pjesëmarëse .
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimin e Lëvizshmërisë Elektrike , në Hungari si edhe mundësia e përdorimit të burimeve energjitike alternative në Lëvizshmërinë Elektrike .
Gjatë takimit , anëtarët e Grupeve të Punës, shkëmbyen ide dhe u lanë detyra , për tu realizuar në vijim.
U realizua edhe një vizitë në Laboratorët e kompanisë së prodhimit të automjeteve elektrike Bosch , për kërkimet shkencore në lëvizshmërinë elektrike .