
Departamenti i Gjuhëve të Huaja në Fakultetin e Edukimit njofton nisjen e dy programeve të reja studimore me diplomë të dyfishtë evropiane për vitin akademik 2025-2026, në bashkëpunim me Universitetin “Constantine the Philosopher” në Nitra, Sllovaki.
Këto programe ofrojnë dy diploma të njohura zyrtarisht në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian, duke garantuar vazhdimësinë dhe lidhjen e ngushtë midis cikleve të parë dhe të dytë të studimeve sipas standardeve evropiane. Kjo siguron përgatitjen cilësore dhe konkurruese të studentëve për sfidat akademike dhe profesionale në fushën e gjuhëve të huaja.
Bachelor në Gjuhë Gjermane dhe Angleze
Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane