Profesorët Xhevat Lloshi dhe Emil Lafe ligjëratë në UAMD

Departamenti i Gjuhës shqipe, pranë Fakultetit të Edukimit organizoi sot një leksion të hapur për studentët, me të ftuar nderi dy figurat e shquara të gjuhësisë shqiptare, prof. Xhevat Lloshi dhe prof. Emil Lafe.

Në këtë bashkëbisedim, u diskutuan gjerë e gjatë problemet që lidhen me gjuhën standarde shqipe, me respektimin e saj sot, me kujdesin që studentët duhet të kenë për “higjienën” gjuhësore, si dhe për shumë paqartësi dhe çështje të diskutueshme në lidhje me përdorimet gjuhësore.

Në këtë leksion, kushtuar mësuesve të ardhshëm, u vu theksi gjithashtu edhe tek probleme të tjera që lidhen me variacionin gjuhësor, konkretisht me variacionin gjeografik dhe atë historik, duke diskutuar edhe për periudhat e ndryshme të fillimeve gjuhësore dhe rrjedhën kronologjike të zhvillimit të gjuhës shqipe.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish