Proçesi i Transferimit të Studimeve në Programet e Ciklit të Parë (Bachelor) për Vitin Akademik 2024/2025 – Datat : 2 dhe 13 Shtator 2024

Proçesi i Transferimit të Studimeve në Ciklin e Parë të Studimemve (Bachelor) më 2 dhe 13 Shtator  2024

Dokumentet e Nevojshme për Transferimin:

  1. Formular Aplikimi:

  2. Deklaratë:

    • Plotësuar sipas shtojcës 1, ku studenti pranon të gjitha kushtet e transferimit. (SHKARKO DOKUMENTIN)
  3. Plani i Plotë i Studimit dhe Syllabuset Përkatëse:

    • Duhet të dorëzohet plani i plotë i studimit dhe syllabuset e lëndëve përkatëse nga universiteti i mëparshëm.
  4. Vërtetim i Listës së Notave dhe Krediteve:

    • Një vërtetim që përmban listën e notave dhe krediteve për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer.
  5. Kopje e Njëhsuar me Origjinalin e Diplomës së Maturës:

    • Dëftesë e pjekurisë së shkollës së mesme ose Diploma e Maturës bashkë me listën e notave.
  6. Kopje e ID:

    • Kopje e dokumentit të identifikimit të studentit.
  7. 2 Foto Personale:

    • Dy foto të përmasave të kërkuara për dokumente.
  8. Mandat Pagesa:

    • Kopje e mandat pagesës që konfirmon pagesën e tarifës së transferimit. (SHKARKO FATURËN)

Veprimet e Nevojshme

  • Siguroni që të gjitha dokumentet të jenë të kompletuara dhe të dorëzohen brenda afateve të përcaktuara (2 dhe 13 Shtator 2024).
  • Organizoni dosjen e plotë me të gjitha dokumentet e kërkuara për të evituar pengesat gjatë proçesit të transferimit.

Kjo listë do t’ju ndihmojë të siguroni të gjitha dokumentet e nevojshme për transferim të  cilat do të dorëzohen në SEKRETARIN MËSIMORE!

 

(SHENIM : Ky informacion përfshin dhe studimin e integruar 5 vjeçar si dhe programet profesionale 2 vjeçare)

This will close in 0 seconds

en_USEnglish