Procedurat/Mekanizmat për Dhënien e Mendimeve lidhur me Procesin e Hartimit të Akteve Ligjore/Nënligjore, Politikave Publike apo Ushtrimin e Funksioneve të Autoritetit Publik
Në zbatim të Ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës garanton transparencën dhe përfshirjen e palëve të interesuara në procesin e hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe në formulimin e politikave publike që lidhen me ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik.
Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, hartimi i akteve nënligjore realizohet në përputhje me të drejtat dhe liritë akademike të njësive bazë dhe kryesore (departamenteve dhe fakulteteve), në referencë të Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Propozimet për akte nënligjore shqyrtohen dhe miratohen nga Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të universitetit.
Koordinatori për të Drejtën e Informimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës
Emri: ZNJ. VILMA TEPELENA
E-mail: Vilmatepelena@uamd.edu.al
Adresa: Kampusi Universitar, Spitallë, Durrës
Orari: 08:00 – 16:00