PRANIMET NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE”

PRANIMET NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE”

  1. Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që:
  2. a) Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit, dhe akredituar për diplomimit të studentit. ose
  3. b) janë diplomuar jashtë vendit në një institucion të arsimit të lartë ose institucion tjetër të autorizuar të huaj, të akredituar, për një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në këtë rast pranim kandidati është i detyruar të kryejë njohjen dhe njehsimin e diplomës pranë QSHA, sipas afateve të përcaktuara në këtë udhëzim.
  4. Kandidati paraqet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
  5. a) Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njësuar me origjinalin, në të cilën të vërtetohet njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë. Diplomë të ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me origjinalin, ose në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që I lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë. Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje njehsimi;
  6. b) formularin e aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr. 2, pjesë përbërëse dhe bashkëlidhur këtij udhëzimi;
  7. c) deklaratën sipas shtojcës nr. 1, pjesë përbërëse dhe bashkëlidhur këtij udhëzimi;
  8. d) kopjen e dokumentit të identifikimit;
  9. e) dy fotografi personale;
  10. f) dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga strukturat përgjegjëse, vetëm për shtetasin e huaj i cili regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe. Kandidati që ka kombësi shqiptare dhe njohuri të gjuhës shqipe, mund të paraqesë çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e kësaj gjuhe. Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë ose program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.
  11. g) Kandidatët e kategorive të veçanta përveç dokumenteve të kërkuara më sipër dorëzojnë:
  12. i) kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuar duhet të dorëzojë dhe kopjen e njëhsuar me origjinalin të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të KMCAP-së;
  13. ii) kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe kopjen e njehsuar me origjinalin të dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror;
  14. Kandidati I pakicës rome apo egjiptiane duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një document që vërteton që I përket kësaj pakice.
  15. Kandidati nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi IAL, me përjashtim të studentëve të shkëlqyer.
en_USEnglish