Studentët e programit Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomatike, nën kujdesin e lektores Mirela Metushaj dhe me ftesë të z. Pavle Karanikić, Charge d’affaires a.i. i Republikës së Malit të Zi, morën pjesë në aktivitetin festiv të hapjes së Javës së Kulturës Malazeze në Shqipëri.
🎹 Aktiviteti u hap me koncertin solo në piano “Transcendent” nga pianisti Karlo Gjurgjević, i zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
🥂 Pas koncertit, të ftuarit patën mundësinë të shijonin ushqime dhe verëra tradicionale malazeze, në një atmosferë të pasur me bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërkulturor.
Ky aktivitet ishte një shembull i shkëlqyer i diplomacisë kulturore – një instrument i rëndësishëm i fuqisë së butë (soft power) që nxit ndërlidhjen mes shteteve, promovon dialogun dhe forcon marrëdhëniet ndërkombëtare përmes artit, kulturës dhe traditave. Studentët tanë janë tashmë pjesë aktive e aktiviteteve të përfaqësive të akredituara diplomatike ne vend.