“Panairi i Administratës Publike”, në Sheshin Italia, Tiranë 27-29 maj 2024

Në kuadër të “Javës së Administratës Publike: Modernizimi në Veprim”, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në datat 27-29 maj 2024, ora 09:00 deri më 20:00, do të organizojë “Panairin e Administratës Publike”, në Sheshin Italia, Tiranë
 
Eventi ka si qëllim të afrojë dhe njohë publikun me administratën, duke përcjellë imazhin e një administrate që po transformohet dhe modernizohet.
 
Ftojmë studentët Tuaj të vizitojnë Panairin e Administratës Publike përgjatë tre ditëve ku do të organziohen forume të ndryshme me interes publik. Gjithashtu, ju ftojmë të promovoni këtë panair në rrjetet Tuaja sociale për t’i dhënë më shumë vizibilitet eventit. 

This will close in 0 seconds

en_USEnglish