Njoftimit për plotësimin e sondazhit kombëtar të studentëve

Të dashur studentë,

 

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) ka nisur tashmë Sondazhin Kombëtar të Studentëve, me qëllim vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.

 

Zëri juaj ka rëndësi!

Duke plotësuar sondazhin, ju kontribuoni drejtpërdrejt në përmirësimin e përvojës studentore dhe në zhvillimin e standardeve më të larta të mësimdhënies dhe infrastrukturës akademike.

 

Për të marrë pjesë në sondazh, duhet të klikoni në linkun që ju është dërguar me email secilit nga ju.

 

 

Afati për plotësimin e sondazhit është deri më 23 Maj.

 

Pjesëmarrja juaj është anonime dhe e sigurt. Mendimi juaj ka vlerë!

 

Faleminderit për bashkëpunimin!

en_USEnglish