Një laborator bashkëkohor inaugurohet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, si kontribut i projektit IDEA.

Një laborator i ri, kontribut i projektit “Arsimi terciar gjithëpërfshirës në Ballkanin perëndimor/ Inclusive Tertiary Education in the West Balkans (IDEA)” dhe financuar nga programet Erasmus+ të Bashkimit Evropian, është inauguruar në mjediset e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

👉Ky laborator është konceptuar dhe ndërtuar për t’u dhënë mundësi të gjithë studentëve të UAMD-së me aftësi të kufizuara të marrin edukimin më të mirë dhe më të fundit nëpërmjet pajisjeve bashkëkohore.

E pranishme në këtë inagurim ishte dhe Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, e cila theksoi se të gjithë studentët pa përjashtim dhe mbi të gjithë ata me aftësi të kufizuara, janë në vëmendje të përhershme të stafit akademik dhe administrativ të UAMD-së.
“Është detyra jonë që të asistojmë çdo student që zgjedh të arsimohet në auditoret e universitetit tonë dhe t’i garantojmë kushtet më të mira!”- u shpreh ajo.

Dekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. Klodiana Leka, mirëpriti çeljen e këtij laboratori, i cili nuk i shërben vetëm studentëve të këtij fakulteti por gjithë studentëve në rang universiteti.

Projekti IDEA ka si qëllim të përmirësojë aksesin dhe mjediset e të mësuarit për studentët me nevoja të veçanta dhe ata me vështirësi në të nxënë. Në këtë projekt janë përfshirë 13 institucione të arsimit të lartë nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Greqia, Çekia dhe Irlanda.

📚 Arsim gjithëpërfshirës, prioritet i UAMD-së!

Fakulteti i Edukimit – UAMD

This will close in 0 seconds

en_USEnglish