Master of Science

"Social Science Teacher"

 

Program Description

Masteri Shkencor “Mësues i Shkencave Sociale” është miratuar nga MAS me Urdhër Nr. 7238/1 dt.31.08.2018, në vijim të riorganizimit deri në masën 20%, duke ndryshuar emërtimin nga “Mësimdhënie në Psikologji Sociologji” në “Mësues i Shkencave Sociale”. Ky master u ofron studentëve një pregatitje më të thelluar teoriko-profesionale në shkencat shoqërore, në kërkimin shkencor në shkencat sociale, të aftësive e shprehive praktike dhe normave të etikës e të sjelljes së mësuesit. Ai gjithashtu, synon të japë kontribut në zhvillimin e kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm në arsimin e mesëm të lartë parauniversitar, për një përshtatje më të mirë ndaj ndryshimeve të kurrikulës, mësimdhënies, si dhe komunikimit me fëmijët dhe të rinjtë. Përfundimi me sukses i këtij programi e çon studentin në tregun e punës, pra në fazën tjetër, në zhvillimin e praktikës profesionale dhe më tutje, në provimin e shtetit, për t’u pajisur me liçensën për ushtrimin e profesionit të mësuesit.  

Ky program mbështetet në bazën ligjore: VKM Nr 41 datë 24.01.2018 “Mbi elementët e programeve të studimit të ofruara nga IAL”, të Ligjit Nr. 80, datë 22.07. 2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, udhëzimit Nr.31, datë 29.12.2017 “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe proçedurave për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e programeve të studimit nga institucionet e arsimit të lartë”, në statutin dhe rregulloren e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në rregulloren e Fakultetit të Edukimit dhe rregulloren e Departamentit të Psikologjisë, Pedagogjisë dhe Sociologjisë, si dhe në dokumenteet e zhvillimit strategjik të fakultetit dhe njësive bazë.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Mësues i Shkencave Sociale”.

Programi, i cili është në vitin e pestë të funksionimit të tij, ёshtё menduar për studentët, të cilët kanë përfunduar programin bachelor tre ose katër vjeçar në degë të shkencave sociale ose humane dhe me mesatare të parashikuar sipas dispozitave ligjore që janë në fuqi. Ky program është në përshtatje me kërkesat dhe kurrikulën e sistemit parauniversitar për mësimdhënien në shkencat sociale. Puna në këto vite ka qenë sfiduese duke u përballur me pasojat e tërmetit dhe pandemisë, megjithatë ecuria e programit ka qenë e suksesshme në arritjen e objektivave të vendosura.  

Frequently Asked Questions by High School Graduates:

Çfarë ofron Programi Master Shkencor “Mësues i Shkencave Sociale

Programi ofron një përgatitje të thelluar teorike dhe profesionale në fushën e shkencave sociale, duke kombinuar njohuritë akademike me zhvillimin e aftësive praktike në mësimdhënie. Ai synon gjithashtu të forcojë kompetencat kërkimore, pedagogjike dhe etike të studentëve, në përputhje me kërkesat e sistemit arsimor parauniversitar.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Programi është i dedikuar për studentët që kanë përfunduar studimet Bachelor në fusha të shkencave sociale ose humane dhe që synojnë të ndërtojnë një karrierë në mësimdhënie. Ai është i përshtatur për ata që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre pedagogjike dhe të përshtaten me ndryshimet në kurrikulë dhe proceset e edukimit.

Cilat janë mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve?

Pas përfundimit të programit, studentët kanë mundësi të punësohen si mësues në arsimin e mesëm të lartë parauniversitar në fushën e shkencave sociale. Gjithashtu, ata mund të angazhohen në institucione arsimore, trajnime, projekte edukative apo organizata që veprojnë në fushën e edukimit dhe zhvillimit social. Programi shërben si bazë për zhvillimin e mëtejshëm profesional, përfshirë kryerjen e praktikës profesionale dhe pajisjen me licencë për ushtrimin e profesionit të mësuesit.

en_USEnglish