Master of Science

“Mësues i Shkencave Sociale”

 

Program Description

Master i Shkencave “Mësues i Shkencave Sociale”, është një program me 120 kredite dhe
shtrihet në dy vite akademik. Ky master formon studentët me njohuri më të thelluara në fushën e
shkencave sociale dhe didaktikës duke u fokusuar dhe orientuar drejt mësimdhënies.

Njohuritë e fituara në këtë program i pajisin studentët me një sërë aftesish psikologjike, sociologjike, pedagogjike e praktike.

Why should you study in this program?

Ky program i pajis studentët me njohuri bashkëkohore dhe aftësi profesionale të nevojshme për
tregun e punës. Programi i Studimit Master i Shkencave “Mësues i Shkencave Sociale”krijon një
sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike. Ka një kurrikul të
pasur të formimit psiko-social e pedagogjik dhe ka për qëllim të përgatisë mësues në arsimin
parauniversitar në fushat e shkencave sociale.
Ky program i përgjigjet kërkesave të tregut të punës për specialistë të edukimit në fushën e
mësimdhënies të psikologjisë, sociologjisë, filozofisë dhe në të gjitha fushat e shkencave sociale.
Gjithashtu, ai synon të formojë specialistë, të cilët të kenë njohuri të thelluara psikologjike dhe
sociologjike për të identifikuar problematikat dhe nevojat e shfaqura te nxënësit, si dhe për të
menaxhuar raste të tilla.
Mundësitë e punësimit: Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuritë dhe aftësitë e
duhura për t’u punësuar në institucionet publike ose private të arsimit parauniversitar duke qenë
të specializuar në fushën e mёsimdhënies në fushat e shkencave sociale dhe menaxhimin e
klasës.
Gjithashtu mund të punësohen si specialistë dhe kërkues shkencorë në fushën e edukimit, duke
dhёnё kontributin e tyre nё sistemin arsimor me kёrkime dhe gjetje tё reja në fushën e
mësimdhënies së shkencave sociale, pёr të pёrmirёsuar dhe rritur cilёsinё e arsimit.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish