Professional Master

Menaxhim Biznes

Program Description

Programi i studimit Master Profesional në Menaxhim Biznesi ka si qëllim të specializojë studentët në drejtimin e biznesit. Ky program ofron njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike për të menaxhuar në mënyrë të suksesshme bizneset dhe për të qenë një punonjës i suksesshëm i tyre. Ky program ofron një kurrikul bashkëkohore, e cila është në përputhje me kërkesat e tregut kombëtar dhe ndërkombëtar. Masteri Profesional në Menaxhim Biznesi është një ndër degët më të kërkuara në tregun profesional dhe plani mësimor i këtij programi u jep mundësinë për t’u formuar profesionalisht të diplomuarve në fushën e ekonomisë, por jo vetëm. Ky program studimi formon profesionistë të denjë dhe nxit individët kah vendimmarrjes menaxheriale dhe përballjes me profesionalizëm me sfidat e tregut.

Join our students and become part of the active academic life, international student exchange experiences, and connections with the job market during your years of study.
Choose UAMD to have access to all the opportunities and facilities offered to students.

Why should you study in this program?

Qëllimi kryesor i programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznes”, është të aftësojë studentët teorikisht dhe praktisht në fushën e Menaxhimit. Ky program studimi është projektuar për:

  • Nxitjen e aftësive kreative të të diplomuarve  në fushën e menaxhimit të biznesit.
  • Zhvillimin e aftësive teorike dhe praktike në krijimin e kompanive të reja.
  • Krijimin e kapaciteteve tek punonjësit e kompanive kombëtare dhë ndërkombëtare.
  • Zhvillimin e aftësive komunikuese dhe aftësisë për të drejtuar ndërmarrjet drejt suksesit.
  • Të formuar profesionistë të mirëfilltë në menaxhimin e kompanive, duke filluar që nga komunikimi deri në funksione të tjera menaxheriale si menaxhimi i burimeve njerëzore, vendimmarrja, etj.
  • Të formojë profesionistë të cilët dinë të përballen me sfidat e tregut.
  • Të formojë profesionistë të cilët mund të menaxhojnë sektore të caktuara të institucioneve shtetërore.

Where can you get a job after completing your studies?

Ky program studimi ofron njohuritë e duhura për studentët që dëshirojnë të punësohen në sektorin e biznesit privat dhe institucioneve shtetërore. Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen edhe si konsulentë në fushën e menaxhimit të biznesit, si për shembull në institucionet bankare apo instritucionet shtetërore që krijojnë politikat për këtë kategori biznesi. Studentët të cilët përfundojnë këtë cikël studimesh mund të vetëpunësohen ose të jenë të punësuar në sektorë të ndryshëm, si industria e turizmit, në sektorin bankar, në edukim, në kompanitë prodhuese, në kompanitë B2B, etj. Gjithashtu,  përfundimi me sukses i këtij programi studimi u ofron studentëve mundësi studime të mëtejshme në Master shkencor.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish