Master Shkencor në “Quantum Information Technology”

 

Përshkrimi i Programit:

Përshkrim i Përgjithshëm

Programi i ri Master Shkencor synon të formojë një brez të ri profesionistësh në fushën e teknologjisë kuantike dhe kompjuterëve kuantikë. Ky është një sektor në zhvillim, që po bëhet gjithnjë e më i prekshëm në ekonominë globale, financa, shkenca biomjekësore dhe siguria industriale.

Ky program studimi do të ofrohet sipas kërkesës dhe në bashkëpunim të ngushtë me “PERISO”, një nga bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë dhe që kohët e fundit kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri. Programi ofrohet në bashkëpunim me bizneset dhe aktorët kryesorë të fushës, duke u siguruar studentëve qasje në njohuritë më të fundit të kësaj teknologjie.

Detajet Kryesore të Programit

  • Lloji i Programit: Master Shkencor në “Quantum Information Technology”
  • Kohëzgjatja: 2 vite akademike, organizuar në 120 kredite
  • Organizatori: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”

Qëllimi kryesor i këtij programi studimi është të trajnojë specialistë të aftë për t’iu qasur botës së teknologjive kuantike me njohurit dhe kompetencat që kërkon tregu i punës. Ky program i ofron studentëve mundësinë për të mësuar zhvillimet më të fundit në teknologjinë kuantike të informacionit dhe zhvillimin e aplikacioneve konkrete, si dhe ofron njohuri për pajisjeve fizike moderne kuantike. Përgatit specialistë të aftë për t’iu qasur botës së teknologjive kuantike me njohuri dhe aftësi të nevojshme.

Objektivat e Programit

Të ofrojë një edukim të qëndrueshëm në teorinë kuantike të informacionit dhe teknologjisë.

Të përgatisë studentët për tregun e punës dhe zhvillimin teknologjik modern në sektorin e teknologjisë së informacionit kuantik.

Kërkesat dhe Mbështetja

Programi është formuluar në përgjigje të kërkesës së bizneseve për profesionistë të specializuar në teknologjinë kuantike. Ai do të ofrohet në gjuhën angleze për të tërhequr studentë të huaj, dhe do të mundësojë trajnime praktike në bashkëpunim me sektorin e industrisë dhe akademisë.

Pikat e Forta të Programit

  • Program unik në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, që nuk ofrohet nga asnjë institucion tjetër në Shqipëri.
  • Ofrohet në gjuhën angleze, duke tërhequr edhe studentë ndërkombëtarë.
  • Mundësi për aplikime praktike në mjediset e biznesit dhe institucioneve, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  • Kurikula është ndërtuar me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë, kryesisht nga universitetet italiane, me theks të veçantë në përvojat praktike dhe kërkimet shkencore.

Përfitimet për Studentët

  • Edukimi në teknologjitë më të fundit të kompjuterëve kuantikë.
  • Një plan i plotë studimesh që përmban teori dhe praktikë për të përgatitur studentët për tregun global të punës.
  • Mundësi për të vazhduar studimet jashtë vendit ose për t’u integruar në tregun ndërkombëtar të teknologjisë kuantike

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

A mund të aplikojnë studentët nga degë të tjera për këtë program?

Po, studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në fusha të ngjashme si Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektronike apo të tjera fusha të lidhura me teknologjinë janë të mirëpritur të aplikojnë për këtë program.

A është programi i përshtatshëm për studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet jashtë vendit?

Po, programi ofrohet në gjuhën angleze dhe ndjek një kurikul ndërkombëtare, duke i përgatitur studentët për të ndjekur studime të mëtejshme ose mundësi karriere jashtë vendit. Gjithashtu, programi ka bashkëpunime me universitete dhe biznese ndërkombëtare.

Çfarë mbështetje praktike ofron universiteti për këtë program?

Universiteti “Aleksandër Moisiu” ofron mundësi për praktika profesionale në bashkëpunim me biznese dhe institucione teknologjike brenda dhe jashtë vendit. Studentët do të kenë qasje në projekte reale dhe eksperienca praktike që i përgatisin ata për tregun e punës.

Cilat janë mundësitë e punësimit pas përfundimit të këtij programi?

Pas përfundimit të programit Master në “Quantum Information Technology”, studentët do të jenë të përgatitur për një gamë të gjerë mundësish punësimi në sektorët e teknologjisë, industrisë financiare, shkencave biomjekësore, dhe sigurisë kibernetike. Teknologjitë kuantike janë në rritje, dhe ka një kërkesë të lartë për specialistë në këtë fushë, si brenda Shqipërisë ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare.

en_USEnglish