Master i Shkencave në “Maritime Environmental Protection and Management”

Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë ka aprovuar programin e përbashkët në ciklin e dytë, “Master i 
Shkencave” në “Maritime Environmental Protection and Management”.

Në përfundim të këtij programi studentët do të pajisen me diplomë të përbashkët nga Fakulteti i Studimeve Profesionale, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe Fakulteti i Studimeve Detare, në Universitetin e Malit të Zi.

Programi realizohet nën Projektin CBHE – “Development of Regional Joint Master Program in Maritime Environmental Protection and Management (MEP&M)”, financuar nga Bashkimi Evropian.

https://www.mepm.ucg.ac.me/

#UAMD mbetet institucion model për ndërkombëtarizim duke ofruar mundesi reale per studentë për studime sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish