Lista e kandidatëve fitues për Raundin II të pranimeve në Universitetin “Aleksandër Moisiu”

Të dashur maturantë,

Për të shkarkuar listat e plota me ID e kandidatëve fitues klikoni mbi çdo program studimi.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim:

  • Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave;
  • Deklarata, e cila merret dhe plotësohet nga aplikanti në prani të punonjësit të sekretarisë mësimore dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësi i sekretarisë;
  • Fotografi për dokument;
  • Mandat pagesë të tarifës së regjistrimit me vlerë 1600 lekë.

Kam fituar degën që dua në UAMD. Ku të paraqitem për t’u regjistruar?

UAMD ka dy vendndodhje, godinën qëndrore universitare në Currila dhe Kampusin Universitar në Spitallë. Për secilin nga Fakultetet do të paraqiteni në godinat si më poshtë:

  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (Godina Universitare, Currila)
  • Fakulteti i Studimeve Profesionale (Godina Universitare, Currila)
  • Fakulteti i Edukimit (Godina 1, Kampusi Universitar, Spitallë)
  • Fakulteti i Biznesit (Godina 2, Kampusi Universitar, Spitallë)
  • Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (Godina 2, Kampusi Universitar, Spitallë)

Për çdo pyetje apo paqartësi na shkruani në rrjete sociale ose në karriera@uamd.edu.al.

en_USEnglish