Të dashur maturantë,
Për të shkarkuar listat e plota me ID e kandidatëve fitues klikoni mbi çdo program studimi.
- Fakulteti i Edukimit (FE UAMD) Arsim Parashkollor , Edukator për moshën 0-3 vjeç , Filozofi Sociologji , Gerontologji , Gjuhë Angleze , Gjuhë Gjermane dhe Angleze , Gjuhë Letërsi , Psikologji , Arsim Fillor
- Fakulteti i Biznesit (FB UAMD) Bankë Financë (Anglisht) ; Bankë Financë ; Ekonomia e Qendrueshme dhe Zhvillimi i Qendrueshëm ; Financë Kontabilitet (Anglisht) ; Financë Kontabilitet ; Guide Turistike (program me karakter profesional) ; Informatika Ekonomike ; Komunikim dhe Marketing Digjital ; Komunikim dhe Marketing Digjital (Shqip) ; Menaxhim Marketing (Shqip) ; Menaxhim Marketing( Anglisht) ; Menaxhim Turizem me profil Menaxhim Hotel Restorant ; Shkenca Ekonomike (Anglisht) ; Shkenca Ekonomike ; Turizem ; Administrim Biznes ; Administrim Biznes -Anglisht
- Fakulteti i Studimeve Profesionale (FSP UAMD) Menaxhim Transporti Detar dhe Tokësor ; Navigacion dhe Menaxhim Detar ; Ndihmes Dentist ; Specialist i Sistemeve të kondicionimit ; Specialist Rrjetesh Kompjuterike ; Teknik Elektrik ; Teknologji Automobilash ; Asistent Administrativ ; Asistent Ligjor ; Physiotherapy ; Hidroteknike Ujesjellës Kanalizime ; "General Nursing" ; Informatikë Praktike ; Midwifery ; Mekanik Impiante Industriale dhe Bujqësore ; Mekanik Detare ; Menaxhim Hoteleri Turizem ; Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ;
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI UAMD) Teknologji Informacioni ; Specialist pajisjesh elektronike ; Sisteme Informacioni ; Shkenca Kompjuterike ; Multimedia dhe Televizioni Digjital ; Matematikë Informatikë ; Aplikacion Web dhe Dizenjim Grafik
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (FSHPJ UAMD) Drejtësi ; Shkenca Ndërkombetare dhe Diplomatike ; Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun ; Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombetare ; Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ; Administrim Publik
Dokumentat e nevojshme për regjistrim:
- Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
- Fotokopja e Diplomës së Maturës Shtetërore dhe çertifikata e notave e printuar nga
E-Albania (nuk ka nevojë për noterizim).- Deklarata, e cila merret dhe plotësohet nga aplikanti në prani të punonjësit të sekretarisë mësimore dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësi i sekretarisë;
- Fotografi për dokument;
- Mandat pagesë të tarifës së regjistrimit.
Kam fituar degën që dua në UAMD. Ku të paraqitem për t’u regjistruar?
UAMD ka dy vendndodhje, godinën qëndrore universitare në Currila dhe Kampusin Universitar në Spitallë. Për secilin nga Fakultetet do të paraqiteni në godinat si më poshtë:
Për çdo pyetje apo paqartësi na shkruani në rrjete sociale ose në karriera@uamd.edu.al.