“Letërsia, Publicistika, Komunikimi”-Znj. Rudina Xhunga

“Letërsia, Publicistika, Komunikimi” ishte tema që bashkoi studentët e Degës Komunikim me Publikun dhe ata te Degës Gjuhë- Letërsi në një bisedë me shkrimtaren dhe gazetaren e mirënjohur Znj. Rudina Xhunga.
Biseda nisi për t’i dhënë përgjigje pyetjes: “ A ka vlerë një Bestseller sot?” që sigurisht mori përgjigje nga vetë studentët, të cilët evidentuan emocionet dhe vlerat e një libri të shumëshitur në kontekste të ndryshme historike.
Ndërkohë, u prekën edhe tema si: sfidat e gazetarisë, liria e mediave dhe trendet e zhvillimit te gazetarisë.
Në këtë atmosferë të ngrohtë dhe me shumë vlerë u bashkëngjitën edhe pedagoget Dr. Belina Bedini dhe Dr. Enida Godime, që ndanë mendimin e tyre për letërsinë dhe gazetarinë e znj. Xhunga.
Znj. Xhunga nuk harroi t’i motivonte gjithashtu studentët për të dhënë maksimumin nga vetja dhe të ndjekin ëndrrat e tyre për një karrierë te shkëlqyer, sidomos ne vendin tonë.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish