
Më 17 mars 2025, në Auditorumin 101 të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u organizua leksioni i hapur me temë “E-Mobility – First Step Towards Durres Smart Uni-City”, prezantuar nga Dr. Eng. Alma Stana.
Ky aktivitet, pjesë e projektit PELMOB, ofroi një mundësi të shkëlqyer për të thelluar njohuritë mbi ndikimin e teknologjive të gjelbra në zhvillimin e qyteteve inteligjente dhe në reduktimin e ndotjes.
Gjatë prezantimit u theksua rëndësia e e-mobilitetit si një hap thelbësor drejt transportit të qëndrueshëm urban, me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljen e emisioneve të gazrave ndotës.