Leksion i hapur: Një histori e shkurtër e propagandës me ekpertin e komunikimit z. Elvin Nuri. Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike mirëpriten sot ekspertin e komunikimit Z.Elvin Nuri i cili mbajti një leksion të hapur lidhur me nocionin e propagandës ndërmjet të shkuarës dhe te tashmes: krahasime në epoka të ndryshme dhe evolucioni i saj si fenomen njerëzor. Në vitin 2020 shtëpia botuese romane “Intrecci Edizioni” publikoi librin e tij “Breve storia della propaganda”.Nëpërmjet imazheve të shkurtër filmik studentët u njohën me personazhe të cilët kanë revolucionuar nocionin e propagandës dhe marrëdhënien e saj me mediat dhe shoqërinë në kohë të caktuara.
Lindur në Tiranë, Elvin Nuri është diplomuar për Teori dhe Shkenca Komunikimi në Universitetin “Sapienza” Romë, Itali. Prej më shumë se 10 vjetësh ai është tejet aktiv në fushën e komunikimit, ku përfshihen eksperienca në gazetarinë vendase, në industrisë krijuese (advertising & marketing) dhe në marrëdhëniet me publikun. Aktualisht është përgjejgjës komunikimi strategjik në Delegacionin e Bashkimit Evropian, ndërkohë që profili i tij përfshin publikime si opinion-bërës në mediat vendase dhe bashkëpunime me marka komerciale në rolin e copywriter.