“Kredi Studentore” – Apliko tani!

Në një njoftim të fundit, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) ka shpallur hapjen e aplikimeve për Kredi studentore për vitin akademik aktual. Kjo iniciativë synon të mbështesë financiarisht studentët shqiptarë në përballimin e kostove të studimeve të tyre.


Çfarë përfshin nje Kredi Studentore?

Kredia studentore mbulon:

  • Tarifën e studimeve: Shuma që paguhet për ndjekjen e programeve akademike.
  • Kostot e jetesës: Shpenzimet ditore të studentit, të cilat përllogariten deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave.

Kush mund të aplikojë p,isr Kredi?

Për të qenë i kualifikuar për këtë kredi, aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  • Shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri.
  • Regjistrim në një institucion të arsimit të lartë në vend.

Si të aplikoni?

Aplikimet janë të hapura gjatë muajit Shkurt dhe mund të bëhen përmes portalit qeveritar e-Albania, duke ndjekur këto hapa:

  1. Hyni në llogarinë tuaj në e-Albania.
  2. Kërkoni shërbimin “Aplikim për Kredi Studentore”.
  3. Plotësoni formularin elektronik të aplikimit.
  4. Ngarkoni dokumentet e nevojshme, të cilat përfshijnë:
    • Vërtetim që jeni regjistruar dhe studioni në një institucion të arsimit të lartë (dokument origjinal).
    • Vërtetim notash dhe dëftesë pjekurie. Për studentët e vitit të parë, duhet të ngarkohet dëftesa e pjekurisë me listën e notave.
    • Vërtetim nga institucioni arsimor publik që konfirmon se nuk jeni përfitues i mbështetjes financiare, bursave ose përjashtimit nga tarifa e studimit.
    • Vërtetim banimi.

Kriteret e përzgjedhjes

Aplikimet do të vlerësohen bazuar në:

  1. Vlerën e kredisë së kërkuar.
  2. Llojin e programit të studimit ku është regjistruar studenti.
  3. Rezultatet akademike të studentit aplikues.

Për më shumë informacion dhe për të lexuar njoftimin e plotë, vizitoni faqen zyrtare të AKFAL:

Mos e humbisni këtë mundësi për të siguruar mbështetje financiare gjatë studimeve tuaja universitare. Aplikoni tani dhe përfitoni nga skema e kreditimit studentor për të lehtësuar barrën financiare dhe për t’u fokusuar në arritjet tuaja akademike.

Hapen Aplikimet per Kredi ne E-Albania

This will close in 0 seconds

en_USEnglish