KONKURSI “NOVELAT GRAFIKE SHQIPTARE 2024″

Në mbështetje të veprimtarive dhe projekteve të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e politikave të saj kulturore, me qëllim edukimin dhe formimin cilësor të brezit të ri nëpërmjet arteve, në mbështetje të krijimtarisë aplikuese të konkursit të novelave grafike,
 
MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT
 
shpall:
 
Çeljen e Edicionit të VIII-të të Konkursit Kombëtar
 
“NOVELAT GRAFIKE SHQIPTARE 2024”
 
Kriteret e organizimit
 
Pjesëmarrja
 
Konkursi është i hapur për të gjithë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç.
 
Çdo pjesëmarrje në konkurs  pranon automatikisht të gjitha kriteret e shpallura zyrtarisht nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
 
 
Qëllimi
 
Qëllimi final i këtij aktiviteti kulturor është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike, si dhe mbajtja gjallë e kulturës popullore.
 
Tematika
 
Tematika e veprave duhet të bazohet në tematika shqiptare nga:
  • trashëgimia kulturore (muze, parqe arkeologjike, monumente kulture, qendra historike, etj.),
  • 80-vjetori i Çlirimit të Atdheut
  • letërsia shqiptare (romane, novela, tregime),
  • legjenda dhe përralla, gojëdhëna, zakone dhe tradita,
  • lojëra popullore,
  • kinematografi shqiptare,
  • realitete të përditshme, etj.
Rëndësi duhet t’i kushtohet tekstit dhe përmbajtjes së fabulës,  teknikave të punimit, mënyrave të shprehjes së fabulës, përshkrimit të karaktereve, inkuadrimit të narracionit, përdorimit të elementeve simbolike si mjete të gjuhës apo të komunikimit, etj.
 
Ky projekt synon, gjithashtu, mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Për këtë arsye, rëndësi e veçantë duhet t’i  kushtohet përdorimit të onomatopeve në novelat grafike.
 
Përsa i përket teksteve shoqëruese, ato mund të jenë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave kombëtare.
 
Kriteret për realizimin e punimeve që do të paraqiten:
 
  • Autorët mund ta paraqesin novelën grafike në gjuhën shqipe standarde ose edhe në dialekt. Nëse autori i përket minoriteteve kombëtare, ai mund ta paraqesë Novelën Grafike në gjuhën e komunitetit dhe me përkthimin përkatës në gjuhën shqipe.
  • Preferohen novela grafike të cilat tekstin e zhvillojnë vetëm me anë të imazheve grafike dhe përdorimin e onomatopeve në gjuhën shqipe ose në gjuhët e minoriteteve.
  • Në punimet e paraqitura, duhet të jetë në vëmendje të pjesëmarrësve Ligji i të Drejtave të Autorit. Mosrespektimi i këtij Ligji sjell skualifikimin e punës së paraqitur.
  • Teknika është e lirë.
  • Të interesuarit duhet të paraqesin punimet në format digjital jpg ose pdf. Puna duhet të jetë në numër tek fletësh, (3 ose 5 ose 7 ose 9 fletë A4) me rezolucion të lartë. Punimi duhet të shoqërohet me një tekst të shkurtër narrativ përshkrues të novelës ( 1/3 faqe A4).
  • Pjesëmarrësi përveç punimit duhet të dergojë në formë elektronike:
  • CV të shkurtër personale në shqip në format Word
  • Foto portret format 4×5 në jpg
  • Vendin aktual të shkollimit apo të punës
  • Numrin e telefonit
Koha e zhvillimit
 
Afati i Konkursit do të mbyllet më 31korrik 2024.
 
Mënyra e dorëzimit të punimeve
 
Kandidatët duhet t’i paraqesin punimet në mënyrë elektronike në adresën e e-mail: novela.grafike@meki.gov.al
 
Juria
 
Për përcaktimin e çmimeve të konkursit do të ngrihet një juri e përbërë nga 3 personalitete të fushës.
 
Juria ka të drejtën e skualifikimit për veprat, të cilat nuk plotësojnë kërkesat dhe kriteret e përcaktuara e të shpallura zyrtarisht nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
 
Vendimet e marra nga Juria do të jenë përfundimtare.
 
 
Fazat e zhvillimit të konkursit
 
Faza e parë: Deri 31 korrik 2024
 
Në këtë fazë realizohet shpallja e konkursit, kriteret e pjesëmarrjes në faqen e Ministrisë së Ekonomise, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe aplikantët dërgojnë aplikimet e tyre në adresën zyrtare të e-mail:
 
 
Faza e dytë: Deri 30 shtator 2024
 
Realizimi i botimit të katalogut me punët e përzgjedhura.
 
Përcaktimi i çmimeve fituese nga juria, hapja e ekspozitës me punimet e paraqitura dhe organizimi i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve.
 
Punimet e përzgjedhura do të printohen dhe ekspozohen.
 
Të gjithë pjesëmarrësve
 
Çmimet për fituesit:
 
Çmimi i parë, 100.000 lekë
 
Çmimi i dytë , 80.000 lekë
 
Çmimi i tretë, 60.000 lekë
 
Çmimi i katërt, 40.000 lekë
 
Çmimi i pestë, 20.000 lekë
 
Mirëpresim të gjithë talentet e reja të bëhen pjesë e këtij konkursi!

This will close in 0 seconds

en_USEnglish