
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës shpall konkursin e ideve për krijimin e logos zyrtare që
do të përfaqësojë 20-vjetorin e themelimit të tij.
Kjo logo do të jetë simboli identifikues gjatë gjithë aktiviteteve festive dhe protokollare që do të
organizohen në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm. Ajo duhet të jetë një krijim origjinal,
me vlerë simbolike, artistike dhe përfaqësuese për universitetin.
Afatet e aplikimit: Nga 15 Prill 2025 deri më 30 Prill 2025, ora 16:00
Kush mund të marrë pjesë?
Studentë, artistë dhe krijues të fushës së arteve pamore.
How to apply?
Punimet dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën:
zyraekomunikimit@uamd.edu.al
Formati i logos:
Logoja duhet të dërgohet në tre versione:
Në sfond të bardhë
Në sfond të zi
Me ngjyra
Formatet e pranueshme: .EPS, .PDF, .JPG, .PNG
Required documentation for application:
Kartë identiteti (jpg/pdf)
CV (word/pdf)
Punimet duhet të jenë origjinale dhe të papublikuara më parë.
Pranohen si punime individuale, ashtu edhe në grup.
Mungesa e ndonjë prej dokumenteve të kërkuara çon në skualifikim automatik.
Punimet që nuk përzgjidhen nuk do të publikohen dhe do të ruhen me respekt për të drejtën e
autorit.
Çmimi për logon fituese: 30,000 lekë (të reja)
UAMD rezervon të drejtën për të organizuar dhe realizuar të gjitha fazat e konkursit.