Konferenca e parë shkencore në gjuhësi me temë:”Ligjërimi i shkruar dhe i folur, probleme reale dhe propozime konkrete per zgjidhjen e tyre”

Më 5 Maj 2023, Fakulteti i Edukimit dhe Departamenti i Gjuhës shqipe pranë këtij fakulteti, organizuan me sukses konferencën e parë shkencore në gjuhësi, me temë:”Ligjërimi i shkruar dhe i folur, probleme reale dhe propozime konkrete per zgjidhjen e tyre”. Konferenca u zhvillua nën kujdesin e dekanes së këtij fakulteti prof. Klodiana Leka si dhe nën organizimin e Përgjegjëses së Departamentit të Gjuhës shqipe prof. Edlira Abdurahmani.
Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me universitete të rretheve të Shqipërisë, si dhe me të gjitha institucionet e tjera shkencore brenda dhe jashtë vendit. Në të morën pjesë 92 pjesëmarrës, kryesisht nga universitetet e trojeve shqiptare, universitetet e rretheve shqiptare, si dhe nga institucione të tjera shkencore brenda e jashtë vendit.
Në seancën plenare ligjëruan të ftuarit e nderit si: prof. Emil Lafe, prof. Shezai Rrokaj, prof. Ledi Shkreli- Shamku dhe Prof. Asllan Hamiti. Profesorët në fjalë kontribuan gjithashtu si drejtues panelesh, por edhe me kumtesa shkencore të përgatitura enkas për t’u referuar e kontribuar në këtë konferencë. Ardhja dhe kontributi i tyre u mirëprit nga të gjithë pjesëmarrësit. Këto të fundit kumtuan të ndarë në panele sipas fushave të caktuara, duke përcjellë mendime e ide të reja, si dhe duke diskutuar e zhvilluar debate frytdhënëse në lëmë të gjuhës shqipe. 
Konferenca u mbyll me dëshirën që tradita e zhvillimit të konferencave të tilla në fushën e gjuhësisë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish