Hapet thirrja për studentët dhe stafin akademik/administrativ per të marrë pjesë online ne ditët Erasmus+ të organizuar nga Universiteti Powiślański në Poloni, në datat 13 dhe 14 tetor 2024.

Universiteti Powiślański në Poloni  hap thirrjen per të marrë pjesë online ne ditët Erasmus+  të organizuar në datat 13 dhe 14 tetor 2024. Ky event ofron një platformë unike për studentët dhe stafin për të zbuluar dhe për të kapur mundësi të jashtëzakonshme në kuadër të programit Erasmus+.

Gjatë ditëve Erasmus+ , Universiteti Powiślański do të prezantojë mundësitë e gjera të disponueshme përmes programit Erasmus+. Një shans për studentët dhe stafin akademik/administrativ për të eksploruar bursa, grante dhe programe shkëmbimi që mund të pasurojnë rrugën tuaj akademike dhe të përmirësojnë rritjen tuaj personale dhe profesionale.

Për tu regjistruar përdoni linkun mëposhtë: https://forms.office.com/e/XKqBzpxkRf  

Për të mësuar më shumë rreth eventit Ditët Erasmus+, duke përfshirë axhendën e eventit dhe mënyrën e pjesëmarrjes, ju lutemi vizitoni: https://powislanska.edu.pl/umiedzynarodowienie/erasmus-days-2024/
 
Nëse, tashmë keni përvojë me Programin Erasmus+ dhe dëshironi ta ndani atë me ne gjatë eventin  ju lutemi kontaktoni elektronikisht në adresën denisamerhadi@uamd.edu.al.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish