Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin Saxion në Hollandë (https://www.saxion.nl).
Nivelet e mobilitetit për studentët:
• Bachelor;
• Master.
Numri i kuotave, fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• 2 studentë Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Departamenti i Shkencave Politike
• 2 studentë Fakulteti i Teknologji-Informacionit.
Afati i aplikimit: 18 Tetor 2022.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Saxion, Hollandë:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2.
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën luada.muco@gmail.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.