Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin e Tuscia-s, Itali

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit COMMO VII si dhe të programit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Tuscia-s, Itali. (https://www.unitus.it/)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

·         Bachelor.

Numri i kuotave: 

·         1 (një) student.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

·         Fakulteti i Biznesit, 

·         Fakulteti i Edukimit.

Afati i aplikimit: 28 Shkurt 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Padova-s, Itali:

–     Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–     Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër motivimi në gjuhën angleze;

–     CV në gjuhën angleze;

–     Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht;

–     Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur).

Kriteret për aplikim:

–     Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

 

–     Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 180 Euro shpenzime transporti.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish