Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025 në ISAG-European Business School, Portugali. (https://www.isag.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
· Bachelor.
Numri i kuotave:
· 2 (dy) studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
· Fakulteti i Biznesit.
Afati i aplikimit: 27 Mars 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në ISAG-European Business School, Portugali:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 360 Euro shpenzime transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.