HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN DANUBIUS, RUMANI
PËR STAF AKADEMIK/ADMINISTRATIV

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS +

INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN DANUBIUS, RUMANI
PËR STAF AKADEMIK/ADMINISTRATIV
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik/administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin Danubius, Rumani (Universitatea Danubius din Galați – Home (univ-danubius.ro) ).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

• Fakulteti Biznesit;

• Fakulteti i Edukimit;
• Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike;

• Fakulteti i Studimeve Profesionale;

• Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit;
• Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Afati i aplikimit: 1 Prill 2023.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Danubius, Rumani:

– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish