PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER)
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin West Trollhättan Suedi(HV) https://www.hv.se/en/ .
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor;
Master.
Numri i kuotave:
2 (dy) kuota për studentë
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Biznesit: Shkenca Ekonomike dhe Administrim Biznesi.
Afati i aplikimit: 28 Mars 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin West Trollhättan, Suedi (HV):
– Vërtetim student/notave (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 900 /muaj, 360 Euro Transporti.