HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SAARLAND, GJERMANI PËR STAFIN AKADEMIK – UAMD

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes
Universitetit të Saarland, Gjermani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën
2021-2027 hapet thirrja për trajnim, për vitin akademik 2023-2024, si më poshtë vijon:
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik, në Saarland University, Gjermani, në kuadër
të projekteve Erasmus + KA1 dhe KA2 në gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin
pritës, në datat 7-11 Tetor 2024.
Pjesëmarrësi do të kontribuojë me një prezantim të një praktike të projekteve KA2 ose
Aleancën Europiane universitare, ku 3 fushat kryesore do të jenë:
 Prioritetet e programit Erasmus+ (digjitalizimi, përfshirja, vlerat evropiane)
 Prezantime dhe workshop-e se si të shkruhet një projekt në KA2
 Shkëmbim rreth instrumenteve dhe sfidave për aleancat evropiane si partneritete
strategjike
Numri i kuotave për stafin Akademik:
•       1 (një).
Fakultetet si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Shkencave Politike Juridike
Afati i aplikimit: 20 Qershor 2024
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në
bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin
Saarland, Gjermani :

– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro /dita (ku përfshihet
hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke
kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe
Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr.
“Taulantia”, Durrës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish