Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Saarlandes ne Gjermani https://www.uni-saarland.de/en/home.html dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2025, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor dhe master në fakultetin e Shkencave Politike Juridike (Drejtësi) për semestrin dytë 2024-2025.
Nivelet e mobilitetit për studentet:
Bacelor (kohëzgjatja 1 semestër )
Master (kohëzgjatja 1 semestër)
Numri i kuotave:
5 (pesë) studentë
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Drejtësi)
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
Performancë të mirë akademike
Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
Vërtetim studenti;
Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
Kopje e pasaportës;
Letër motivimi në gjuhën angleze
CV në gjuhën angleze
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 20 Nëntor 2024.