HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL
CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN MÄLARDALEN, SUEDI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË
DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).
PËR FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Mälardalen në Suedi dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetin e Teknologji-Informacionit: • 1 mobilitet për studentë në nivelin bachelor për vitin akademik 2023-2024; • 1 mobilitet për studentë në nivelin master për 1 vit të plotë akademik në 2023-2024. Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Mälardalen, Suedi. Kriteret për aplikim: Studentët duhet të kenë: – Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze sipas kualifikimeve të testeve ndërkombëtare, niveli B2 të mbrojtur me çertifikate ose vërtetim nga UAMD , i cili vërteton nivelin tuaj të anglishtes; – Performancë të mirë akademike; – Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi. Dokumentat që nevojiten për aplikim: – Vërtetim studenti; – Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht); – Kopje e pasaportës; – Letër motivimi në gjuhën angleze.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti. Afati i aplikimit është deri më datë 4 Tetor, 2023.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.