HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN LIEGE, NË BELGJIKË

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)/ DYTË (MASTER)

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit ERASMUS+, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Liege në Belgjikë (https://www.uliege.be/cms/c_8699436/fr/uliege). 

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor / Master. 

Numri i kuotave:

  • 2 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Departamenti Shkenca Politike):

–   1 kuotë Bachelor në Shkenca Politike (Gjuhë e huaj: Frengjisht / Anglisht)

– 1 kuotë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. (Gjuhë e huaj: Frengjisht / Anglisht)

 

Afati i aplikimit:  27 Tetor 2023.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Liege, Belgjikë:

–          Kopje e pasaportës;

–          CV në gjuhën angleze; 

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;

– Njohuri shumë të mira të gjuhës frënge niveli B1;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro në muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

en_USEnglish