HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TE APLIKUARA BIELEFELD, GJERMANI

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Bielefeld, Gjermani (https://www.uni-bielefeld.de/ )

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor;
  • Master.

Numri i kuotave:

  • 2 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit.

 

Afati i aplikimit: 15 Tetor 2024.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin e Shkencave të Aplikuara Bielefeld, Gjermani.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike.

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 15 Tetor 2024.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish