HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E CADIZ NË SPANJË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Cadiz në Spanjë (https://www.uca.es/?lang=en ).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
Bachelor;
Master.
Numri i kuotave:
2 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Biznesit (Profilet: Shkenca ekonomike, Administrim Biznesi, Turizëm, Marketing);
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (Profili: Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni).
Afati i aplikimit: 02 Prill 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Cadiz, Spanjë:
– Vërtetim i notave (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 360 Euro Transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.