HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN COTE D`AZUR NË FRANCË  PËR STUDENTË. 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Cote d`Azur në Francë (https://univ-cotedazur.fr ).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

·         Bachelor;

·         Master;

·         Doktoraturë.

Numri i kuotave:

•      2 studentë

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit;
•      Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike. 
 

Afati i aplikimit: 10 Shkurt 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Cote d`Azur, Francë:

–        Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–        Vërtetim notash/Diplomë-Suplement i notave, nivel master (i përkthyer në anglisht);

–         Kopje e pasaportës;

–         Letër motivimi në gjuhën angleze;

–         CV në gjuhën angleze;

–         Certifikatë e gjuhës Angleze/Franceze.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në  adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.
en_USEnglish