HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN CORDOBA, NË SPANJË.

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)  PËR FAKULTETIN E BIZNESIT DHEFAKULTETIN E EDUKIMIT.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Cordoba, Spanjë (https://www.uco.es/internacional/extranjeros/en/about-uco).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor.

Numri i kuotave:

  • 1 student.

Fakultetet dhe fushat:

–         Fakulteti i Edukimit (Profili: Gjuhët e Huaja);

–   Fakulteti i Biznesit (Profili: Turizëm, Administrim Biznes, Marketing dhe Shkenca Ekonomike).

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do  të shpallet në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin  Cordoba, Spanjë.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Cordoba, Spanjë:

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 22 Prill 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën:  klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish