HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË INSTITUTIN POLITEKNIK TË BRAGANCËS, NË PORTUGALI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË TË STUDIMEVE, BACHELOR DHE TË NIVELIT TË DYTË, MASTER.
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Institutit Politeknik të Bragançës në Portugali (IPB) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2022-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin Bachelor dhe Master në fakultetet si më poshtë vijon:
mobilitete për 2 (dy) studentë për semestrin e dytë, viti akademik 2024-2025
– Fakulteti i Biznesit
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mire akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 680 Euro/muaj, dhe 360 Euro për transportin.
Afati i aplikimit është deri më datë 14 Tetor 2024.
ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1Rruga Taulantia, Durrës.