HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

 

NË UNIVERSITETIN E FILOZOFISË ”KOSTANTIN” TË NITRËS, SLLOVAKI
PËR STAFIN AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV
 
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik dhe administrativ mundësinë  për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin e Filozofisë “Kostantin” të Nitrës Sllovaki ( https://www.ukf.sk/).

 

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim në gjuhën angleze për 8 ditë (6 ditë punë dhe 2 ditë udhëtim) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

•      5 (pesë).

 

Fakultetin si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit (2 kuota).
•      Fakulteti i Edukimit (2 kuota).
•      Staf administrativ (1 kuotë).

 

 

Afati i aplikimit: 26 Mars 2023.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin e Filozofisë “Kostantin” të Nitrës Sllovaki:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
–     Letër motivimi;
–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 8 ditë, ku 6 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

 

This will close in 0 seconds

en_USEnglish